Ajri i ndotur foto KALLXO.com

Auditori i Përgjithshëm bën thirrje mobilizimin e institucioneve për përmirësimin e ajrit në Kosovë

Zyra Kombëtare e auditimit ka reaguar për gjendjen e ajrit në Kosovë duke thënë se pavarësisht se kanë bërë dy auditime me rekomandime konkrete për këtë problematikë institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë veprim në drejtim të përmirësimit të ajrit në Kosovë.

“Raportet e auditimit tregojnë se kontrollet e cilësisë së ajrit në Kosovë nuk janë mbështetur dhe e fuqizuar plotësisht nga korniza e nevojshme ligjore, si dhe sistemi i monitorimit dhe raportimit nuk është plotësisht funksional. Po ashtu, në nivel lokal ekzistojnë parregullsi të ndryshme në miratimin e planeve lokale për mjedis, në raportimin e zbatimit të këtyre planeve si dhe në përtëritjen e planeve në momentin kur ato nuk janë të vlefshme”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.

Lidhur me këtë Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, i ka bërë thirrje edhe një herë institucioneve kompetente që të angazhohen me seriozitet për përmirësimin e ajrit në Kosovë.

“Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u bënë thirrje Institucione Përgjegjëse, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Institutit Hidrometeorologjik si dhe Komunave që të vazhdojnë t’itrajtojnë me prioritet rekomandimet të cilat rezultojnë nga auditimet që kanë të bëjnë membrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e ajrit për të përmirësuar gjendjen aktuale”, thuhet tutje në Komunikatë.

https://kallxo.com/prishtina-zgjohet-me-ajer-te-paster/