Auditori Besnik Osmani para Komisionit raporton për sfidat që përballet ZKA

Sfidat që ka sjellë Ligji për Pagat në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), dhe moszbatimi i rekomandimeve janë disa nga shqetësimet që u ngritën sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani para komisionit u shpreh se që nga miratimi i Ligjit për Paga, 4 auditor kanë lënë punën.

Ai thotë së kanë kërkuar nga Kuvendi për të pasur lehtësira në përdorimin e buxhetit dhe në procedurat për angazhimin e ekspertëve për tema dhe raste të caktuara.

“Buxheti qe e përdorim është simbolike në krahasim më volumin e punës. Kemi pasur rritje të dukshëm të auditimeve. Struktura e buxhetit shko për paga që është rreth 75%, 23% nga mallra dhe shërbime shkon veç për qira dhe objekte as qeveria a kuvendi janë në mungese të hapësira publike. Sa i përket përformancës, më aktivitet që ne i kemi zhvilluar kemi trefishuara auditimet e përformancvës nga 5 në 15, normalisht që kjo bartë një kosto shtesë për zbatimin e tyre, kemi rrit për 25 për qind numrin e auditimeve nga vitet paraprake dhe nga viti 2016 deri më sot kemi arrit që nga zero ndërmarrje publike të auditojmë 15 prej tyre. Numri i rekomandimeve që nuk janë zbatu është rrit ashtu siç është rrit edhe numri i rekomandimeve plotësisht të zbatuara dhe të dyjat kanë shkuar në dëm të rekomandimeve pjesërisht të zbatuara ”, u shpreh Osmani.

“Katër janë nga komunitetet që punojnë. Në dëshirojmë të punësojmë edhe të tjerë nga komunitetet jo vetëm për barazi po edhe për shkak së na duhen në auditime kur kemi të bëjmë më gjuhë. I ruajmë dy vende të hapura në kohën kur të kemi të kualifikuar”, u përgjigj auditori Osmani në pyetjen e anëtares së komisionit, Emilija Redžepi, lidhur më numrin e të punësuar nga komunitetet.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti pati disa sugjerime për auditorin.

“Një sugjerim kam se pse nuk po definohet qartë çka nënkupton performanca e mirë. Ka nevojë që auditori i juaj të trajtohen më mirë që në te ardhëm që të dihet së çfarë është performancë e mirë dhe cilat janë kriteret. Të adresimi i rekomandimeve po shoh qe është rrit numri i auditimeve të pa raportuar. Ne na duhet të bëjmë më shumë kërkesa në zyrë për auditime, pasi që na duhet të bashkëpunojmë më shumë për rritjen e transparencës”, potencoi Hoti.

Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj propozoi që zyra e Auditimit të shkruaj një letër lidhur më problemet që ballafaqohen.

“Nuk kam qenë në dijeni për këto shqetësime qe i paskan. Andaj po mendoj që më e mira është që përmes një letër t’i dërgohet kryetarit të Kuvendit që më pas prioritet më shumë pagat dhe statusin e tyre”, u shpreh ai.