ATQK shpalos të arritura në gjashtë mujorin punës

I themeluar në korrik të këtij viti Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës ka bërë një punë të madhe për të ringjallur dhe shpalosur problemet që përballën teatrot publike në të qyteteve kosovare.

Përmes një komunikate për media, ATQK ka renditur punën e bërë gjatë këtij gjashtëmujori duke potencuar sidomos sensibilizimin dhe vështirësitë e funksionimit të teatrove publike.

“Ai rezultat i këtij angazhimi është arrit që të iniciohet plotësim-ndryshimin i Ligjit aktual për teatrot në Republikën e Kosovës, kalimi i draft-koncept dokumentit në qeveri për ndryshimin e ligjit të teatrove, pastaj themelimi i grupit punues për ndryshimin e këtij ligji i cili grup ende vazhdon punën, si dhe marrëveshje mbi shkëmbimin e shfaqjeve ndërmjet teatrove të qyteteve”, thuhet në deklaratën për mediatë këtij asociacioni.

Më tej në deklaratën e ATQK thuhet se ky asociacion mbetet i angazhuar për përmirësimin dhe funksionalizimin e plotë të Teatrove, si në aspektin legjislativ, financiar e artistik.

Ndërkaq thuhet se në gjashtëmujorin e parë të 2019, ky asociacion do të udhëhiqet nga Fatmir Hyseni, drejtor i Teatrit “Adriana” të Qytetit të Ferizajt.

Postin e kryesuesit të deri tashëm të ATQK e ka mbajtur Erson Zymberaj, drejtor aktuali i Teatri të Qytetit të Gjilanit.

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës i themeluar në korrik të 2018 mbledhë teatrot publike të qyteteve të Kosovës dhe një nga qëllimet e këtij asociacioni është përmirësimi, funksionimi dhe qëndrueshmëria artistike e këtyre teatrove.