ATK Pezullon Nga Puna Dy Inspektorë Tatimorë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka marrë vendim për pezullimin nga puna të dy inspektorëve tatimorë.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se vendimi për pezullimin e inspektorëve është marrë pas informatave nga Prokuroria se ata dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se “çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”.