Nga një prezantim i ATK-së

ATK mbush 19 vjet nga themelimi

Administrata Tatimore e Kosovës sot do të shënojë 19 vjetorin e themelimit të saj.

Të ftuar në shënimin e kësaj ngjarje janë: Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, si dhe donatorët  dhe palët e interesit.

Kjo ngjarje do të mbahet më datë 17 Janar 2019 (e enjte), ora 11:00 në Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve-ATK (ish-ndërtesa e Gërmisë).