Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

ATK Gjobit dhe Mbyll 13 Biznese të Lojërave të Fatit

Administrata Tatimore e Kosovës nga një aksion i ndërmarrë në disa komuna të Kosovës ka njoftuar se  ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës” thuhet në komunikatën e ATK-së.

Në komunikatë thuhet se divizioni i lojërave të fatit do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

ATK poashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë në këtë institucion rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtëligjshme