Atifete Jahjaga Mysafiri i Parë i Thaçit

Atifete Jahjaga është mysafirja e parë të cilën e ka takuar presidenti i ri Hashim Thaçi.

Në një ceremoni të shkurtër, e cila është zhvilluar në zyrat e Presidencës, Atifete Jahjaga e ka liruar karrigen e saj për presidentin e ri.

Ceremonia është zhvilluar në zyrën e presidentes, ku në mënyrë simbolike është bërë pranim-dorëzimi i materialeve zyrtare të Presidencës.

Nën buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Jahjaga ka bartur dosjen tek presidenti Hashim Thaçi, ndërsa dorëzimi i dosjes është pasur me ndërrimin e karrigeve.

Për disa minuta Atifete Jahjaga është ulur në karrigen ku ulen mysafirët e presidentit.

Gjatë largimit nga zyra, të cilën tash e drejton Thaçi, Jahjaga nuk ka dhënë deklaratë për media.