Atifete Jahjaga garoi në 'Auto Slalom'

Federata Automobilistike e Kosovë ka organizuar sot gara me vetura në qytetin e Ferizajt, garë kjo e organizuar për gratë.

Në këtë garë, përveç grave nga i gjithë rajoni, mori pjesë edhe ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Ajo përmes një postimi në Facebook është shpehur e kënaqur që ishte pjesmarrëse në këtë garë.

“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën “Auto Slalom”. Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak”, ka shkruar Jahjaga.

 

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, kjo garë ka për qëllim vërtetimin e vlerave të gruas së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipat karshi gruas në timon.

Në këtë garë pos ish-presidentes Jahjaga kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Balja, këngëtarë si dhe aktore të shumta nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.