Grafika: Trembelat për KALLXO.com

Asociacioni: Sot pa kompetenca – po nesër?!

Çështja e themelimit të Asociacioni i komunave me shumicë serbe ende nuk është diskutuar në Bruksel midis përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.

Në Qeverinë e Kosovës thotë se zvarritjet për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe është duke i bërë Serbia për shkak se po pretendohet që kjo të  përfshihet në marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë Serbi.

Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të ketë kujdes që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Ndërsa, analisti politik Artan Muhaxhiri, ka thënë se pa vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të themelohet asociacioni.