Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Asnjë Aksident me Fatalitet në 24 Orët e Fundit

Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet në Kosovë.

Në raportin e Policisë potencohet se në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 989 tiketa.

Po ashtu është raportuar se janë arrestuar 30 persona, prej tyre 16 janë në mbajtje dhe shtatë të tjerë në vuajtje të dënimit.