????

ASK-së i Kërkohen Statistika për Varfërinë

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri u mblodh sot për të shqyrtuar informatat e Agjencisë së Agjencisë së Statisitkave të Kosovës (ASK) për rritjen ekonomike, punësimin dhe prodhimin industrial

Kryetari i komisionit Muhamet Mustafa në fjalën hyrëse tha se janë bërë avancime sa i përket publikimeve sidomos të GDP-së, rritjes ekonomike, por nuk kemi publikime për prodhimin industrial dhe punësim

“Ajo që është shumë me rëndësi dhe nuk mund ta shohim nga publikimet ka të bëjë me lëvizjen e prodhimit industrial, prodhimeve në Kosovë dhe shërbimeve,” tha Mustafa.

Ai kërkoi statistika edhe për punësimin, jo vetëm për papunësinë.

“Gjithashtu ka të bëjë edhe me punësimin. Ne kemi vlerësime të papunësisë, por nuk kemi statistika që na tregojnë se sa njerëz hyjnë në punë brenda vitit dhe në cilët sektorë hyjnë në punë,” tha ai.

Agim Demukaj përfaqësues nga Banka Botërore (BB) tha se ka mungesë të raporteve për varfërinë dhe migracionin.

“Unë i kisha shtu edhe nja apo dy të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme po që mungojnë plotësisht, këtë rast kisha me thënë për statistikat e varfërisë, mos të harrojmë se raporti i fundit i varfërisë në Kosovë është publiku në varfërinë e 2011-ës” tha Demukaj.

Isa Krasniqi kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) u ankua për mungesë buxheti dhe numër të vogël të punëtorëve të kësaj agjencie.

Ai foli edhe për punën e këtij institucioni dhe publikimin e prodhimeve statistikore.

“Në kuadër të programit për statistika zyrtare, por edhe të ligjit, gjithashtu për të gjithë punën që Agjencia e Statistikave të Kosovës planifikon te prodhimet statistikore, ne publikojmë me kohë sipas dispozitave ligjore edhe publikimet, kalendarin e publikimeve,“ tha Krasniqi.

Mungesa e koordinimit në mes të institucioneve që prodhojnë statistika, mospririotizimi i statistikave, mungesa e statistikave për ekonominë joformale të cilat duhet të prodhohen, ishin disa nga çështjet që u përmenden nga anëtarët e komisionit.

Komisioni gjithashtu aprovoi procesverbalin nga mbledhja e kaluar. [interaction id=”56def0cf36e5105a3a7d1c6c”]