AShAK-u hap nesër ekspozitën me portretet e shqiptarëve të famshëm ndër shekuj
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të hapë nesër (2 korrik 2019) në ora 19:00 në Muzeun e Kosovës ekspozitën “Figurat kombëtare dhe familjet e njohura shqiptare në veprat e artistëve evropian”, të autorit Eqrem Zenelaj.
Ekspozita organizohet edhe me rastin e shënimit të 2 korrikut, (Deklarata Kushtetuese, 2 korrik 1990).
Përmes kësaj ekspozite autori Zenelaj sjellë 139 portrete -gravura e dokumente të figurave kombëtare shqiptare me përmasa ndërkombëtare nga Skënderbeu, Gjergj Dhimitër Basta, Papë Shqiptar Albani, Dinastia shqiptare në Moldavi e Rumuni, Gjika deri tek gjeniu i hekurudhave, Karl Gasper Gega, e Mehmet Aliu i Egjipt.
Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe portretet e Ali Pashë Tepelenës, Ismail Qenalit dhe pjesëtarëve të familjes, etj.
“Ekspozita mbahet për dy ngjarje: Dy korrikut 1990, Deklaratës Kushtetuese dhe me rastin e pensionimit të Kryeshefit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Rame Manaj”, ka thënë Zenelaj.