ASHAK javën tjetër prezanton Fjalorin Enciklopedik të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës njofton se të martën e ardhshme, më 25 shtator 2018, do të bëjë prezantimin publik të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës.

Ky botim konsiderohet si projekti më i madh dhe më i rëndësishëm që ka nxjerrë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, dhe vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë.

Botimi është dy vëllimesh, me 1,818 faqe, dhe për hartimin e këtij fjalori janë angazhuar mbi 500 autorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes.

Prezantimi mbahet në ora 11:00 në sallën e ASHAK-ut.