AShAK boton Fjalorin Enciklopedik të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka nxjerrë në shtyp Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.

Ky është Projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë.

ASHAK-u njofton se “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” ka dy vëllime me 1 mijë 818 faqe, ku janë përfshirë rreth 6 mijë zëra.

Në hartimin e këtij Fjalori janë angazhuar 506 autorë.

Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, në biblioteka dhe redaksitë e mjeteve të informimit, me qëllim, siç bën të ditur ASHAK që informacioni dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të plota dhe më të sakta.