Asfalti i shkatërruar në fshatin Nishor, reagon kryetari Muharremaj

Gjendja e rëndë e asfaltit në fshatin Nishor të Suharekës ka nxitur reagim të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, pasi që fotografitë kishin qarkulluar në rrjete sociale.

Muharremaj është arsyetuar së rruga Nishor – Breshanc nuk është ndërtuar në kohën sa është në krye të Komunës.

“Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore”, ka shkruar i pari i Suharekës në rrjetin social ‘Facebook’.

Më tutje, ai ka siguruar se është gjithmonë në terren dhe energjia e tij gjithmonë “do të fokusohet për zhvillim”.