Asamblisti-Moralisht Fajtor për Mosdeklarim Pasurie

Prokurori në fjalën e tij tha se me provat dhe dëshmitë që janë shqyrtuar në këtë proces gjyqësor është vërtetuar fajësia e të akuzuarit dhe kërkoi që asamblisti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë Agron Përquku tha se mosdeklarimin e pasurisë nuk e ka bërë me dashje, por sipas tij e-maili që e njoftonte për këtë obligim aty ku duhet të vijnë e-mailat.

Në gjykimin e asamblistit të Vushtrrisë u dha fjala përfundimtare ku prokurori deklaroi se

“Kam vërtetuar se e-maili i zyrtarit komunal nuk më ka ardhur në inbox  ku zakonisht vijnë mesazhet, por në junk e unë aty nuk  kam kontrolluar,” tha asamblisti.

Në junk zakonisht vijnë e-mailat e reklamave dhe shërbimeve për lejen e pranimit të tyre nuk pyetet mbajtësi i postës elektronike.

Këshilltari Përquku tha se nuk ka çfarë t’i fsheh Agjencisë Kundër Korrupsion ku bëhet deklarimi i pasurisë.

“Nuk kam çfarë të fsheh,  kam vetëm pagën e asamblistit 225 euro. Unë gjithashtu kam bërë një deklarim të pasurisë për AKK-në  më 04.11.2014, ku e kam plotësuar këtë formular. Zyrtari komunal më ka njoftuar me telefon dhe unë menjëherë e kam plotësuar,” tha asamblisti.

Përquku deklaroi se ndihet fajtor moralisht, por jo juridikisht.

Në seancë dëshmoi përfaqësuesi i Agjencisë Kundër Korrupsion Avni Rexhepi që tha se ky institucion i ka pikat kontaktuese në secilën komunë, ndërsa bëri të ditur se përfaqësuesi i AKK-së në Vushtrri i ka informuar më 3 mars 2015 me anë të postës elektronike të gjithë zyrtarët komunalë të përzgjedhur për deklarim pasurie që të plotësojnë formularin e këtij deklarimi.

Asamblisti Agron Përquku formularin e deklarimit të pasurisë e plotësoi me tetë ditë vonesë, duke i treguar në këtë formular edhe arsyet e vonesës.

Ai akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale  mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale, ose i detyrimeve financiare.

Sipas prokurorisë, Përquku nuk e ka deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, i paraparë nga data 01.03.2015 deri më 31.03.2015. Ai nuk e ka plotësuar formularin e lëshuar nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Aktgjykimi për këtë çështje do të shpallet më 18 shkurt 2016.

Për mosdeklarim, ose deklarim të rremë të pasurisë janë zhvilluar disa procese edhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Më 1 tetor 2015 ish-deputeti Berat Buzhala u dënua me 1 mijë e 400 euro gjobë për mosdeklarim pasurie në vitin 2013.

http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/

Në janar të vitit të kaluar i pafajshëm për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë u shpall deputeti Nait Hasani.

http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/

E pafajshme për akuzën e njëjtë me hasanin u shpall në prill edhe deputetja Duda Balje.

http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/