Asambleja e Vushtrrisë

Asamblisti i Vushtrrisë në Gjykatë për Mosdeklarim Pasurie

Rakiq akuzohet nga prokuroria për mosraportimi ose raportimi të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ne seancë dëshmoi Bislim Dushi i cili ka pasur për detyrë që t’i informojë zyrtarët e lartë të Komunës së Vushtrrisë që ata ta deklarojnë pasurinë në periudhën ligjore nga 01.03.2015 deri më 31.03.2015.

Zyrtarët e lartë e kanë obligim që ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit çdo vit gjatë muajit mars.

Dëshmitari Dushi tha se i ka njoftuar nëpërmes e-mailit zyrtar të gjithë zyrtarët e lartë në Komunën e Vushtrrisë për deklarim pasurie dhe këtë njoftim e ka bërë edhe për të akuzuarin Zoran Rakiq.

Dushi tha se Rakiqin nuk e ka njoftuar në ndonjë formë tjetër për këtë obligim, ndërsa pranoi se nuk ka marrë konfirmim nga i akuzuari për pranim të e-mailit.

Dushi i cili është zyrtar kontaktues i Agjencisë Kundër Korrupsionit për Komunën e Vushtrrisë tha se këtë vit kanë mbajtur trajnime nga AKK-ia për mënyrën se si t’i informojnë zyrtaret e lartë ta deklarojnë pasurinë dhe t’i plotësojnë në mënyrë sa më të rregullt formularët për deklarim.

Ai tha se në vitet e kaluara nuk kanë mbajtur trajnime të tilla.

Marrja në pyetje e të akuzuarit Zoran Rakiq dhe fjala përfundimtare do të bëhet në seancën e radhës që u caktua që të mbahet më 5 prill 2016.

Për mosraportim, ose raportim të rremë të pasurisë akuzohej edhe asamblisti tjetër i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë Agron Përquku.

Përquku gjatë gjykimit të tij tha se e-maili për deklarim pasurie nuk i kishte ardhur në “inbox”, aty ku zakonisht vijnë e-mailat. Ai u dënua me 4 muaj burg me kusht më 18 shkurt.

Gjykime për mosdeklarim pasurie dhe ngritje të aktakuzave për këtë çështje pati edhe ndaj deputetëve.

http://kallxo.com/prokuroria-aktakuze-per-elmi-reqicen/

http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/

http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/

http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/

[interaction id=”56e3fd5b251215382eca2156″]