Asamblisti Flet për të Shtënat në Gorazhdevc

“Mund të ju them se njerëzit, fëmijët që jetojnë në Gorazhdevc janë frikësuar, pasi në Gorazhdevc ka shumë fëmijë dhe kjo nuk është mirë që të ketë të shtëna në këtë mënyrë gjatë natës, e fëmijët duke fjetur nëpër shtëpitë e tyre të përjetojnë trauma e stres,” tha asamblisti.

Ai kërkoi gjetjen e atyre që qëlluan, duke treguar se është hera e tretë që qëllohet kështu në këtë fshat.

“I themi policisë dhe Qeverisë së Kosovës që të gjejnë shkaktarët e të shtënave dhe këtë e kemi kërkuar shumë herë. Nuk e dimë kush ka gjuajtur. Në atë kohë kam qenë duke fjetur. Kjo është hera e tretë që gjuajnë. Ishte në pranverë më herët dhe në gusht,” tha Dimitrijeviq.

Edhe policia në komunikatë bëri të ditur se ësht duke kryer hetime për të gjetur përgjegjësit.

“Rasti është duke u hetuar intensivisht, duke mbledhur dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati, edhe të fshatrave që kalojnë rrugës përmes fshatit Gorozhdec,” thuhet në komunikatën e policisë.

Edhe Ministria për Kthim e Komunitete paralajmëroi se do të dalë me një reagim për të shtënat në Gorazhdevc.