'Artmotion' në mbështetje të organizimit ‘Prishtina feston’

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, përkatësisht me 1 qershorit, Komuna e Prishtinës do të ka organizojë  një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Aktivitete të shumta janë paraparë të organizohen në Ditë e Fëmijëve, të cilat do të mbështeten edhe kompania ‘Artmotion’.

Përmes kanalit të saj për fëmijë, ‘Prince Kids’, kjo kompani do të bëjë transmetim e këtyre ngjarjeve direkt nga sheshi në Prishtinë.

Gjatë gjithë ditës, më 1 qershor 2019, do të mbahen aktivitete artistike-edukative për fëmijët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për fëmijë.

Përveç tjerash gjatë kësaj dite do të organizohen lojëra të shumta të shoqëruar me vallëzim, këndim, vrapim e lexim, prezencë të zhonglerëve dhe maskotave të ndryshme, ku do të përfshihen edhe shfaqje teatrale, krosi pranveror dhe koncerte të ndryshme për fëmijë.