burimi Arturbina

Artistët kosovarë kthehen me çmime nga festivali teatror në Tiranë

Një bollëk çmimesh janë ndarë në natën finale të edicionit të sivjetmë të Festivali Mbarëkombëtar të Teatrit që u mbajt të dje në skenën e “Arturbina’ në Tiranë.

Shfaqja “Ata që ikin” e Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit ka marrë dy çmime ndërsa kurse “Kaligula” e Teatrit Kombëtar një.

Aktorja Gresa Pallaska ka marrë çmimin “Aktorja joprotagoniste më e mirë” te shfaqja “Ata që ikin”, shfaqje e teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit. Ndërsa Shkëlzen Veseli ka marrë Çmimin “Aktori joprotagonist më i mirë” te shfaqja ‘Kaligula” e Teatrit Kombëtare të Kosovës,

Skenografi Mentor Berisha ka marrë çmimin “Skenografia më e mirë” për shfaqjen “Ata që ikin”.

Çmimet:

  1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
  2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toçilla.
  3. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
  4. Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
  5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
  6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
  7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
  8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liza Xhuvani.
  9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
  10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
  11. Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiç.

Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove që u mbajt nga  data 23-30 shtator të në Tiranë preformuan  14 trupa teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.