‘Artisi i vetëm’ shfaqet në Teatrin Eksperimental të Tiranës

Monodrama  “Artisti i vetëm” me tekst të Ralph Hammerthaler dhe regji të Naim Berishës do të shfaqet të premten në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Përmes një njoftimi teatri “Kujtim Spahivogli” njofton se shfaqja do të jepet në  sallën Goethe duke filluar nga ora 19:00, ndërsa në shfaqje luan vetë regjisori, aktori Naim Berisha

Shfaqja  trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes së publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut  rrëfen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen.

Vepra në mesazhin e saj, bënë thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zhveshur nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivlerës.