Artan Nimani zgjidhet rektor i Universitetit të Gjakovës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës sot ka votuar për zgjedhjen e rektorit të ri.

Universiteti ka njoftuar se në këtë pozitë është zgjedhur Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.

Nuk janë dhënë informacione të tjera rreth rektorit të sapo zgjedhur.

Zyrtarisht rektori i ri do ta pranojë detyrën me 1 tetor të këtij viti, nga rektori i deritanishëm Prof. Dr. Shaban Buza.