Art dhe muzikë në rrugët e Pejës

Organizuar nga Qendra Rinore Inovative e Pejës, do të nisë sot, më 26 shtator,  në qytetin e Pejës për të dytën herë më radhë projekti “Street art Peja”.

Ky aktivitet ka për qëllim që përmes muraleve të përmirësojë pamjen e hapësirave publike të qytetit të Pejës dhe njëkohësisht tu japë mundësi artistëve të rinjve që të shpreh talentin e tyre.

Aktivitete do të zgjas deri më 30 shtator dhe përveç vizatimit të muraleve ne hapësirat publike do të ketë edhe performance muzikore, artist të ftuar dhe vullnetarë dhe studentë të shkollës së artit.