Foto: Kallxo.com

Arsyetimi i Kryeinspektorit të Arsimit nervozon deputetin

Komisioni Parlamentar për Arsim është mbledhur sot sërish për të diskutuar për Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit por nuk kanë mundur ta shqyrtojnë atë në tërësi meqë nuk i kanë marrë rekomandimnet nga vetë ky institucion.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i Komisionit Ismajl Kurteshi, shfaqi pakënaqësinë e tij me një arsyetim që ka marrë nga drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

“Ne atë ditë e kemi pas përmbyllur punën dhe kemi pritur që drejtori i përgjithshem i Inspektoratit (Dëfrim Gashi) të na dërgojë propozimin për nenin ku flitet për gjoba. Por ata na kanë dërguar një letër ku thuhet: Kërkojmë mirëkuptimin tuaj qe të na jepni kohë edhe 3 ditë pune për nenin 21 për gjoba”, tha Kurteshi.

“Unë them se njerëzit e institucioneve duhet t’i kryejnë punët e tyre dhe te mos i zvarrisin. Unë e konsideroj të papërgjegjshme këtë”, shtoi ai.