Foto: Vali Corleone/Facebook

Arsyetimi i Gjykatës për Dërgimin e Vali Corleones në Psikiatrinë Forenzike

Gjykata Themelore në Gjilan refuzoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit të Corleones në institucionin e kujdesit shëndetësor, por ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

KALLXO.com ka siguruar aktvendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit janë shpjeguar arsyet e dërgimit të Corleones në këtë institut në kohëzgjatje prej 15 ditësh.

Arsyetimi i gjykatës për caktimin e kësaj mase mbështetet në mendimin dhe konstatimin e ekspertit psikiatër Afrim Canaj.

Eksperti Canaj, sipas aktvendimit, ka deklaruar se Corleone aktualisht është në gjendjë të rëndë emocionale,gjendje që ia bën atij të pamundur ndjekjen e seancës.

“Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit psikiatër Dr. Afrim Canaj, lidhur me gjendjen shëndetësore të të pandehurit Princ Valentino Corleone dhe nga vlerësimi i gjendjes aktuale mendore që i është bërë klientit menjëherë pas periudhës kur ai është arrestuar, por edhe nga përpjekjet e mëhershme për të vendosur një komunikim adekuat dhe trajtim, për fat të keq nuk është arritur pasi që i njëjti ka manifestuar probleme psikologjike”, ka arsyetuar gjykata në aktvendim.

Vendimi i gjykatës është mbështetur edhe në atë se Corleone dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, ashtu që ka shkaktuar dhunë në familje.

Por, Corleone ende nuk i ka shpëtuar plotësisht kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit shëndetësor.

Sipas gjykatës, masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës do të shërbejë me qëllim të vërtetimit të gjendjes së tij psikike, e më pas të vendoset për masën e propozuar nga Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, prokurori i çështjes, Shefik Mehmeti, sipas aktvendimit, në gjykatore ka deklaruar se gjendja në liri e Corleones paraqet rrezik në radhë të parë për shëndetin e tij, e po ashtu edhe për anëtarët e familjes.

Rrjedhimisht, prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit shëndetësor deri sa gjendja shëndetësore e Corleones të përmirësohet, ndonëse kjo kërkesë iu refuzua deri në marrjen e vendimit për gjendjen e tij psikike.

http://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-vali-corleonen/

Mbrojtësi i të pandehurit Pincv Vlentino Corleone, avokati Nasuf Nasufi, mbështeti propozimin dhe mendimin e ekspertit psikiatrik, me arsyetimin se nënshtrimi ndaj këtij ekzaminimi do të shërbejë në të mirën e klientit të tij.

Por, vetë i pandehuri Valentino Corleone nuk është deklaruar fare në seancën e sotme.

Madje, KALLXO.com ka siguruar edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit ku prokurori ka thënë se Corleone nën kërcënimin e armës ka dëbuar nga shtëpia prindërit e vet, të cilët pas atij rasti kanë pasur frikë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

Mbrojtësi i të pandehurit Pincvalentino Corleone, avokati Nasuf Nasufi, mbështeti propozimin dhe mendimin e ekspertit psikiatrik, me arsyetimin se nënshtrimi i këtij ekzaminimi do të shërbejë në të mirën e klientit të tij.

Por, vet i pandehuri Princvalentino Corleone, nuk është deklaruar fare në seancën e sotme.

Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.

http://kallxo.com/arrestohet-vali-corleone-kanoste-prinderit-e-tij/