Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arsim Bajrami: Gjithçka Gati Për Vitin e Ri Shkollor

Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për vitin e ri shkollor të të gjitha niveleve parauniversitare që do të fillojë më 4 shtator.

Bajrami tha se të gjitha shkollat janë të furnizuara me tekste.

“MASHT ka bërë furnizimin e nxënësve nga klasa e parë deri ne gjashtën me tekste shkollore falas. Kemi një risi që këtë vit kemi vendosur të japim libra falas deri në klasën e gjashtë, për shkak se nga klasa e 6 deri te klasa 9 kemi përdorur rezervat e viteve paraprake dhe tani më ky proces ka përfunduar dhe gjitha shkollat janë të furnizuara me tekste”, tha ministri Bajrami.

Ai shtoi se gjatë kohës së pushimeve në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit nëpër Komuna është bërë renovimi dhe meremetimi i disa shkollave

“Është bërë trajnimi i numrit të madh të mësimdhënëse sepse këtë vit shkollor do të futet në zbatim në të gjitha shkollat publike dhe jopublike kurikula e re dhe një numër i madh i mësimdhënëseve i janë nënshtruar trajnimeve profesionale për zbatimin e kurikulës së re”, tha para kabinetit qeveritar, ministri Bajrami.

Ai ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për urimin e viti të ri shkollor.

Ndërkohë, Sindikata e arsimit SBAShK ka paralajmëruar grevë në rast se qeveria nuk përmbush kontratën kolektive të nënshkruar në pranverë të këtij viti.