Ilustim

Arsenal municioni e eksplozivi gjeti brenda oborrit në Kaçanik

Një kaçanikas ka informuar policinë e Kosovës së gjatë punimeve në pronën e tij ka hasur në disa mjetesh eksploduese.

Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin.