Ilustrim

Arrestohet vushtrriasi pasi postoi fotografi me armë

Një fotografi me armë e postuar në rrjetet sociale, ka dërguar deri në arrestimin e një personi gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se pas identifikimit të fotografisë, ku shihet një person me armë, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar.

I dyshuari E.M., 48 vjeçar, është arrestuar dje në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se si provë materiale është konfiskuar arma e gjuetisë, ndërsa i dyshuari pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.