Foto-ilustrim

Arrestohet Vizitorja në Burgun e Dubravës

Një grua është arrestuar në Burgun e Dubravës pasi gjatë kontrollit të policisë i janë gjetur substanca narkotike.

Në raportin e policisë thuhet se e arrestuara nga policia e cila ishte vizitore e njërit nga të burgosurit kishte me vete 0.4 gramë të substancës narkotike të llojit marijuanë.

Pas kontrollit nga policia i është konfiskuar substanca dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme të tentimit të futjes së drogës nëpër burgje.

http://kallxo.com/vizitori-burgut-kapet-marijuane/