Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i ofroi ryshfet policit kosovar

Një person është arrestuar nga Policia pasi tentoi t’i jap ryshfet një zyrtari policor.

Në pikën kufitare në Vërmicë mbrëmë rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pasi që ka pasur ndalesë që të hyjë në Kosovë, i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor që ta lejojë të hynte.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.