Ilustrim

Arrestohet shtetasi i huaj për posedim të drogës

Mbrëmjen e kaluar një shtetas i huaj është arrestuar nga ana e policisë.

Sipas sqarimit të policisë me anë të raportit ditor të tyre, gjatë një kontrolli të dyshuarit shtetas i huaj i është gjetur dhe konfiskuar drogë e llojit marihuanë me peshë prej 9.9 gram.

Arrestimi ka ndodhur në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, pasaporta i është ndaluar dhe rasti procedohet në gjykatë.