I ofron policit ryshfet - Foto: Facebook

Arrestohet Shqiptari, i Ofroi Ryshfet Policit Kufitar

Policia shqiptare ka arrestuar shtetasin B.B., me banim në Berat, i cili është kapur në flagrancë duke i ofruar ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare të Kapshticës.

Në momentin kur i punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtij të fundit gjysmë të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, në brendësi të saj.

“Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.