Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Arrestohet shoferi, mbante kallashnikovin në veturë

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një person në “Rrugën B” në Prishtinë.

Policia ka sqaruar se arrestimi ka ndodhur, pas një kontrolli në veturën e të dyshuarit, të në cilën është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë.

I dyshuari sipas policisë është intervistuar ndërsa me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.