Arrestohet qytetari që sulmoi dy policë

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte tentuar të arratiset gjatë kohës kur ishte dërguar për tretman mjekësor. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Zyrtari policor dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vazhdon qëndrimin në mbajtje.