ilustrim

Arrestohet prishtinasi, kapet me rreth 12 kg marihuanë

Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia, pasi tek i njëjti pas një kontrolle në shtëpinë dhe në lokalin e tij janë gjetur rreth 12 kilogramë substanca të dyshuar narkotike të llojit  marihuanë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arbëria” në Prishtinë, dhe se personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një pune operative zhvilluar nga polica, është kontrolluar një shtëpi dhe një  dhe lokal i  të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Në  ballkonin e banesës së personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 9 pako me substance te dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 11 kg e 376.3 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.