Arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në Pejë

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit sot  rreth orës 15:25 në fshatin Treboviq të Pejës,

Policia në Rajonin e Pejës ka njoftuar se policia ka arritur që të arrestojë në vendin e ngjarjes të dyshuarin B.K, 55 vjeçar për plagosjen e dy personave.

Policia ka njoftuar se personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të Policisë në Pejë.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë”, ka njoftuar policia.

KALLXO.com raportoi më herët për plagosjen në Pejë.