Një xhami | Foto-ilustrim

Arrestohet për vjedhjen e mikrofonave në xhami

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur katër ditë më parë xhaminë e fshatit Milloshevë në Obiliq.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin i cili dyshohet se katër ditë më parë kishte depërtuar me forcë brenda në xhaminë e fshatit dhe kishte vjedhur tre mikrofona si dhe kishte tentuar ta thyente kasafortën.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është intervistuar në paraburgim, pasi që i njëjti gjendet në paraburgim edhe për disa raste të tjera të vjedhjeve në rajonin e Mitrovicës.