Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP
Arrestohet për vjedhje të çantës me para
12.12.2018 - 10:24
Çanta e një gruaje ishte cak i hajnave në Kaçanik.
Policia ka informuar se një grua ka raportuar se në shtëpinë e saj ka ndodhur një vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë të martën. Sipas viktimës, një person i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur çantën në të cilën kishte 780 euro.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.
Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.