Foto: Ilustrim

Arrestohet për sulm pas një mosmarrëveshjeje

Një mosmarrëveshje ka bërë që një person ta sulmojë një person tjetër me mjet të fortë.

Raporti policor thotë se dje rreth orës 18:00 në fshati Jabllanicë e Madhe të Komunës së Istogut, pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar viktimën  me një mjet të fortë të metaltë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.