Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Arrestohet për sulm ndaj policit

Një person e ka sulmuar zyrtarin policor pasi që fillimisht nuk i kishte respektuar as urdhrat e tij. I njëjti ka rezistuar dhe në atë rast ka pësuar lëndim trupor njëri nga policët i cili pastaj ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar, mirëpo me vendim të Prokurorit ai është liruar dhe rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor  gjatë arrestimit ka rezistuar me ç ’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 00:10 në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.