Foto: Ilustrim

Arrestohet për sulm fizik

Një person ka goditur me mjetë të fortë një tjetër person.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbrëm në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt.

Viktima e cila u sulmua nga i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari sipas raportit policor është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me sulmin ose arsyen që dërgoi të dyshuarin të sulmoj viktimën.