Ilustrim

Arrestohet për rrahje të gruas, policia i gjen arsenal armësh në shtëpi

Një grua në Lipjan ka qenë dje viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 06:50 në fshatin Vershevc të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna e shkaktuar nga bashkëshorti i saj.

Tutje, policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 41 fishekë, një kallashnikovë me dy fishekë, një pistoletë me 15 fishekë, një pistoletë me 14 fishekë, një pistoletë me 17 fishekë, dy pistoleta jofunksionale dhe 8 fishekë të kalibrit të madh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.