Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për Pengim të Zyrtarëve Policorë

Policia ka arrestuar një person pasi që ky i fundit ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës së tyre.

Sipas raportit ditor të Policisë, në fshatin Letnicë të Kaçanikur mbrëmë rreth orës 20:40 është arrestuar një person pasi që ka penguar zyrtarët policorë, pasi këta të fundit kanë ndaluar një kamion, i cili po transportonte dru ilegalisht.

I dyshuari është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.