Foto: Ilustrim

Arrestohet për falsifikim të së kaluarës kriminale për qëllim punësimi

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë.

Polici ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka kryer një operacion, nga i cili është arrestuar një i dyshuar për falsifikim dokumenti dhe vendosje e përmbajtjes së pavërtetë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari,  N. Murtezi, 43 vjeçar, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.

Ndërkohë që në rrugë operative, polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.

I njëjti pas arrestimit është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.