Ilustrim

Arrestohet për falsifikim të dokumenteve

 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar të hënën rreth orës 11:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi kishte falsifikuar vulën apostile , e cila përdoret për të bërë një dokument të vlefshëm nga një autoritet kompetent.

Sipas njoftimit, pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.