Arrestohet për 1 Gram Marihuanë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit, pasi i njëjti dyshohet për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit gjatë kontrollit në makinën e tij, të tipi Golf, i është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e gjetur e substancës narkotike sipas Policisë është 1 gram, sasi kjo e cila i është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës përcakton se posedimi i paautorizuar i narkotikëve kur është nën sasinë prej më pak se 3 gramë dhe vepra kryhet për herën e parë nga kryesi dënohet më gjobë ose burgim deri në 1 vit.