Foto-ilustrim

Arrestohet pasi u kap duke kontrabanduar mallra nga Serbia

Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në fshatin Novosellë

Ndalimi është bërë gjatë ditës së djeshme pasi që vetura e dyshuar e drejtuar nga një shtetas kosovar- serb po transportonte mallra ilegalisht.

Me të ndaluar veturën, dhe gjatë kontrollit të saj policia ka vërejtur se i dyshuari po transportonte mallra të ndryshme pa dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit malli i dorëzohet doganës, ndërsa rasti shkon ne procedurë të rregullt.