Ilustrim

Arrestohet pasi sulmoi policin në stacionin e policisë

Policia ka arrestuar një person pasi ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas raportit ditor të policisë, dy ditë më parë në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor qendra, pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me konduktorin e një autobusi.

Në raport thuhet se gjatë intervistimit i dyshuari është bërë agresiv dhe ka sulmuar zyrtarin policor, me ç’ rast ky i fundit ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.