Ilustrim

Arrestohet pasi shtiu me armë në ajër

Një person është arrestuar nga ana e policisë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Viti, nën dyshimet se ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.