Ilustrim

Arrestohet pasi shantazhoi gruan me të cilën ishte në lidhje me publikim të video incizimeve

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar  për shantazh.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti gjatë periudhës gusht- shtator të këtij viti, kishte shantazhuar gruan me të cilën ishte në lidhje.

Policia ka njoftuar se i njëjti i kishte marrë viktimës një sasi stoli ari dhe një shumë të parave prej 4000 euro, pasi në të kundërtën do t’i publikonte video incizime.

I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.